Man Utd në çerekfinale të L.K, Solskjaer protagonist i përmbysjeve të mëdha
Manchester United ka bërë përmbysje të çmendur të rezultatit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë një goli të shënuar nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes, penallti ajo e fituar me VAR.

Sport
‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të mposhtin 1:3 PSG-në në ‘Parkun e Princave’, për të siguruar kalimin në çerekfinale, falë epërsisë së golave të shënuar si skuadër mysafire.
Ishte Romelu Lukaku që në minutën e 2’ i dha epërsinë e parë Manchester Unitedit.
Vendasit në minutën e 12’, barazuan në 1:1 përmes Bernat.
Pas një gabimi të Gianluigi Buffon, Manchester United në minutën e 30’, sërish përmes Lukakut, shënoi për 1:2.
Me rezultat 1:2 skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Minuta e fundit e kësaj përballje, doli të jetë e paparashikueshme.
Në minutën e 90’, gjyqtari akordojë penallti për Manchester Unitedin me VAR, përgjegjësinë e të cilës për ta ekzekutuar e mori Marcus Rashford.
Reprezentuesi anglez u tregua gjakftohtë dhe me një saktësi të madhe arriti të mposhte Buffonin, për fitoren 1:3 të Manchester United.
Kujtojmë se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, një përmbysje të ‘çmendur’ ka përjetuar edhe si futbollist në vitin 1999, kur në finale të Ligës së Kampionëve në minutën e fundit i kishte shënuar Bayern Munich, për t’i shpallur ‘Djajtë e Kuq’ kampion të Evropës./Lajmi.net/