Man Utd mund të grumbullojë 200 milionë funte me shitjen e Pogba dhe Lukaku

Skuadra e Manchester United po përgatitet për një revolucion në skuadër, gjatë merkatos së verës.

Sport

28/04/2019 11:29

‘Djajtë e kuq’ po e konsiderojnë si opsion shitjen e Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Pogba po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’ tek Real Madrid.

Në anën tjetër, Romelu Lukaku, pëlqehet shumë nga skuadrat e Serie A, si Inter dhe Juventus.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, të dy lojtarët pritet të largohen nga ‘Old Trafford’ gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ mbeten favoritët për shërbimet e Pogba, kurse në garë për të është edhe Juventus.

Largimi i Pogba dhe Lukaku do të mund t’i mbushte arkat e Manchester United me plotë 200 milionë funte.

Këto para do të ishin të mjaftueshme për të rindërtuar skuadrën, e cila duket se këtë edicion do të dështojë të sigurojë garat e  Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/