Man Utd e përgatit ofertën për Vidal
Manchester United është duke menduar ta ndërmarrë një ofanzivë për ta sjell në Old Trafford mesfushorin kilian, Arturo Vidal. Djajtë e Kuq ofrojnë 40 milionë euro për futbollistin e Juventusit.

Sport
Manchester United është i gatshëm të bëjë shpenzime të mëdha gjatë kësaj vere, për ta harruar sezonin dëshpërues që e pati dhe për të bërë përforcime të duhura.
Njëri prej tyre mund të jetë Arturo Vidal. Djajtë e Kuq e kanë ndërmend ta ndërmarrin një ofanzivë, në tentim që ta bindin Juventusin që ta shesë yllin e tij.
Sipas të së përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport, klubi nga Old Traffordi është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për përfaqësuesin kilian.
Të shohim nëse Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga ish futbollisti i Bayer Leverkusenit, i cili është mjaft i rëndësishëm në Juventus Stadium.