Man Utd e ka seriozisht me Rabiotin – kontakton të ëmën e lojtarit që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje

Manchester United është shumë i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Arien Rabiot. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, “Djajtë e Kuqë” janë në bisedime me të ëmën e lojtarit në lidhje me kushtet personale të transferimit të francezit në “Parc de Princes”. Aktualisht, bisedimet janë duke ecur mirë, anipse ende…

Sport

09/08/2022 10:32

Manchester United është shumë i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Arien Rabiot.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, “Djajtë e Kuqë” janë në bisedime me të ëmën e lojtarit në lidhje me kushtet personale të transferimit të francezit në “Parc de Princes”.

Aktualisht, bisedimet janë duke ecur mirë, anipse ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare në mes të palëve, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër”, por kjo nuk po i pengon tentativat për transferimin e tij në “Old Trafford”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj çështjeje. /Lajmi.net/