Man Utd duhet të paguajnë 25 milionë funte për kartonin e Rudiger

Antonio Rudiger është në mesin e lojtarëve që po merr interesimin më  të madh para merkatos së verës.

Sport

23/03/2022 18:18

Mbrojtësi gjerman nuk ka firmosur kontratën e re me Chelsea dhe është në kërkim të një page marramendëse.

Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Manchester United është tashmë në mesin e skuadrave që mund të synojë transferimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

‘The Express’ bën të ditur se United duhet të paguajnë 25 milionë funte për të siguruar kartonin e gjermanit Rudiger.

Kjo shumë kërkohet nga përfaqësuesit e Rudiger, pasi Chelsea nuk do të marrë të holla, me lojtarin që llogaritet si transferim i lirë.

Real Madrid, Juvnetus dhe Bayern Munich janë skuadrat që do ta rivalizojnë Unitedin në garën për Rudiger. /Lajmi.net/