Man Utd dëshiron yllin e Milanos si zëvendësues të Valencia
Manchester United duket se veçse ka gjetur zëvendësuesin për Antonio Valencian, dhe ai luan në Serie A, tek Milano.

Sport
Sipas raportimeve të “Mirror”, është Davide Calabria ai i cili shihet si zëvendësuesi potencial i ish kapitenit të United, transmeton lajmi.net.
Valencia do të mbush 34 vjet në muajin gusht, gjë që nënkupton se karriera e tij është drejt fundit.
‘Djajtë e kuq’ thuhet se janë të impresionuar me 22 vjeçarin Calabria, dhe ata do të hasin në kompeticion edhe me skuadrën e Everton.
Kujtojmë se Manchester United për krahun e djathtë ka edhe Diogo Dalot, për të cilin Jose Mourinho ka thënë se ka potencialin që të jetë Gary Neville i ardhshëm. /Lajmi.net/