Man Utd blen në Madrid

Manchester United është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/02/2015 09:14

Afati kalimtar i janarit sapo është mbyllur por Manchester United raportohet se është në përpjekje të realizojë një marrëveshje të madhe gjatë verës duke transferuar qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

United dhe rivali i Premierligës, Chelsea, spekulohet se kërkojnë reprezentuesin francez, i cili do të mbetet në Bernabeu së paku deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Louis van Gaal shpreson të mposht konkurrencën e Chelseas duke siguruar shërbimet e Varanes.

Sipas mediave britanike, United është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte për blerjen e 21-vjeçarit i cili konsiderohet si një futbollist që mund të ketë të ardhme të ndritur.