Man Utd bën ofertë te Barcelona për Coutinhon
Manchester United ka filluar kontaktet e para me Philippe Coutinhon.

Merkato
Manchester United e dëshiron transferimin e Philippe Coutinhos në afatin kalimtar veror.
‘Djajtë e Kuq’ janë në bisedime me agjentin e sulmuesit brazilian, ndërsa marrëveshja mund të arrihet para se të përfundoj ky sezon, përcjell lajmi.net nga The Sun.
Manchester United është i gatshëm që të paguajë 110 milionë euro për ta transferuar Coutinhon nga Barcelona.
Skuadra katalonase nuk llogaritë më në shërbimet e brazilianit, andaj e kanë vënë atë në tregun e transferimeve. /Lajmi.net/