Man United po e synon Lautaro Martinezin, duan ta shesin Martial për të grumbulluar fondet

Manchester United duan të ndajnë rrugët me Anthony Martial, pasi kanë vënë në shënjestër yllin argjentinas të Inter, Lautaro Martinez.

Sport

01/05/2022 22:08

Anthony Martial aktualisht po luan me skuadrën e Sevilla, si i huazuar nga Manchester United, skuadër që e mban kartonin e saj. Por, United duan të heqin dorë nga ky karton.

Marco Barzaghi bën të ditur se ‘Djajtë e Kuq’ duan shërbimet e Lautaro, transmeton lajmi.net. Për të finalizuar këtë operacion ata dynojnë të ndajnë rrugët me Martial.

Ndoshta një nga mënyrat që mund të përdoret është edhe përfshirja e Martial në një ofertë për Interin.

Lautaro mund të jetë i hapur për një largim nga ‘San Siro’, por që Inter ta lëshojnë lojtarin duhet të ketë një ofertë bindëse. /Lajmi.net/