Man United konfirmon rikthimin e Varane, Cavanit dhe Ronaldos në stërvitje – portugezi stërvitet i vetëm
Manchester United ka dhënë detaje për treshen Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Raphael Varane para ndeshjes së radhës ndaj Tottenhamit.

Sport
Të tre yjet munguan në derbin e fundit ndaj Man Cityt, ku “Qytetarët” fituan bindshëm me rezultat 4:1, shkruan lajmi.net.
Man United ka konfirmuar që Varane ishte pozitiv me COVID-19, por që tani është rikthyer në stërvitje para ndeshejs ndaj Spurs.
Ndërkohë, Cavani gjithashtu është stërvitur me grupin, derisa Ronaldo ka stërvitur i vetëm që të rigjejë formën.
Uruguaiani ka pasur probleme në ijë, derisa Ronaldo një shqetësim të kofsha e këmbës.
? Get the latest update on @RaphaelVarane, plus two more key Reds ahead of #MUNTOT…#MUFC | #PL
— Manchester United (@ManUtd) March 9, 2022
Këtë të shtunë, Man United është nikoqir i Tottenhamit, sfidë që zhvillohet në “Old Trafford” dhe nis në ora 18:30./Lajmi.net