Man United futet në garë për Eriksen

Manchester United futet në garë për mesfushorin Christian Eriksen.

Sport

05/06/2022 11:00

Eriksen ka kontratë me Brentfordin deri në qershor të këtij viti, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.

Disa klube angleze kanë shfaqur interesim për danezin, së fundmi edhe gjiganti Manchester United.

Siç njofton ‘Mirror’, United janë futur në garë për Eriksen, përcjell lajmi.net.

Mesfushori duket se ende nuk ka vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Përveç ‘Djajve të Kuq’ edhe Tottenham Hotspur dhe Everton kanë shfaqur interesim për danezin./Lajmi.net/