Man United apo PSG? Pogba do vendos për të ardhmen në ditët e ardhshme
Mesfushori Paul Pogba do vendos në ditët e ardhshme nëse do vazhdojë te Manchester United, apo të transferohet te PSG-ja.
Sport
Francezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe ka spekulime që mund të largohet nga “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.
Sipas TF1, mesfushori në ditët në vijim do vendos nëse do rinovojë me “Djajtë e Kuq”, apo do kërkojë largimin që t’i bashkohet PSG-së.
Edicionin e kaluar, Pogba zhvilloi plotë 42 ndeshje me Unitedin duke qenë ndër më të mirët pranë Bruno Fernandes.
Sidoqoftë, pas nëntë viteve, kontrata e Pogbas me gjigantin anglez është duke ardhur drejt fundit.
RMC raporton se “Parisienët” kanë besim që mund ta kompletojnë transferimin e Pogba në verë.
Në rast që lojtari dëshiron largimin, atëherë “Djajtë e Kuq” do detyrohen ta shesin, në mënyrë që të mos e lejojnë të largohet si agjent i lirë./Lajmi.net/