Man City synon ta ‘blindojë’ yllin e skuadrës
Mesfushori ofensivë Bernardo Silva është në negociata me Manchester Cityn për të rinovuar kontratën edhe pas vitit 2025.
Sport
Sipas “The Times”, “Qytetarët” do t’i ofrojnë një kontratë të re dhe të përmirësuar, transmeton lajmi.net.
Silva është pjesë e Man Cityt që nga viti 2017, kur kompletoi kalimin për 45 milionë funte. Pas katër vite e gjysmë të suksesshme, portugezi ka shënuar 43 herë dhe dhuruar 46 asistime.
Duke marrë parasysh formën e lartë që është duke kaluar me Man Cityn, skuadra angleze dëshiron ta bind për rinovimin e kontratës, duke mos i dhënë shanse për largimin nga “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, edhe Silva është i hapur për rinovimin e kontratës, nëse i premtohet pozita e titullarit./Lajmi.net