Man City s’lejon befasi, mposht Sheffield United
Man City mposht Sheffiled United. ‘Citizens’ nuk lejuan befasi, duke fituar 2:1 ndaj kundërshtarit të tyre, shkruan lajmi.net. Kampioni i Anglisë nuk arriti të gjejë golin në pjesën e parë në udhëtim te Sheffield. Gjatë gjithë pjesës së parë Man City dominuan me lojë, por u mungoi vetëm goli. Raste të mira shënimi kishin yjet…
Sport
Man City mposht Sheffiled United.
‘Citizens’ nuk lejuan befasi, duke fituar 2:1 ndaj kundërshtarit të tyre, shkruan lajmi.net.
Kampioni i Anglisë nuk arriti të gjejë golin në pjesën e parë në udhëtim te Sheffield.
Gjatë gjithë pjesës së parë Man City dominuan me lojë, por u mungoi vetëm goli.
Raste të mira shënimi kishin yjet e Pep Guardiolës, megjithatë nuk ishin të saktë.
Në minutën e 37’ Erling Haaland kishte mundësinë të shënonte golin e parë në këtë takim, por e humbi penalltinë.
Në pjesën e dytë mysafirët gjetën golin me yllin norvegjez.
Haaland këtë herë u tregua i saktë, duke shënuar gol në minutën e 63′.
Megjithatë, vendasit barazuan gjithçka në momentet e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 85′ shënoi Bogle, për të çuar rezultatin në 1:1.
Katër minuta më vonë Rodri realizoi dhe riktheu epërsinë e kampionëve në fuqi.
Pas kësaj xhiros, Man City rreshtohen në vendin e parë me nentë pikë, kurse Sheffield kanë 0 pikë në vendin e 17./Lajmi.net/