Man City shumë afër shkrimit të historisë, PSG-s iu nevojitet mrekullia

Manchester City është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/05/2021 21:49

Riyad Mahrez e hapi sfidën në minutën e 11-të, duke shënuar një gol mjaftë të mirë, raporton lajmi.net.

Me këtë gol, Mahrez është bërë lojtari i dytë që shënon në të dy ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve për një klub anglez pas Sadio Mane.

Në këto 45 minuta, VAR-i anuloi një penallti të akorduar nga gjyqtari i ndeshjes pas pretendimit se Zinchenko kishte prekur topin me dorë.

Për momentin, rezultat i përgjithshëm i këtij takimi është 3-1 në të mirë të ‘Qytetatëve’./Lajmi.net/