Man City rihap negociatat me Juventus, synohet tjetër transferim i madh
Skuadra e Manchester City po përgatitet për një tjetër transferim të madh gjatë këtij afati kalimtar.
Sport
Kampionët e Premierligës kanë afruar në radhët e veta mesfushorin e Atletico Madrid, Rodri Hernandez, si një nga transferimet më të mira të verës, por duket se ata nuk do të ndalen me kaq.
Pas Rodri, një nga emrat që pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës, është ai i portugezit, Joao Cancelo, i cili aktivizohet me Juventus.
Raportime të ‘Goal’ bëjnë të ditur se ‘Citizens’ kanë rihapur bisedimet me ‘Zonjën e vjetër’, lidhur me transferimin e Cancelo.
Manchester City po konsideron që në ofertë të përfshijnë edhe yllin brazilian, Danilo, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Guardiolas, në një marrëveshje të tillë, do të paguante edhe 25 milionë euro para të gatshme. /Lajmi.net/