Man City publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Monchengladbach
Manchester City do të udhëtojë për në Gjermani që të përballet me skuadrën e Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sport
Nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 Man City do të luajë ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Monchengladbach.
Man City ka publikuar së fundmi listën e skuadrës që do të udhëtojnë për në Gjermani, shkruan lajmi.net.
Pep Guardiola do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Sergio Aguero, ndërsa Kevin de Bruyne mund të startojë nga minuta e parë.
Më poshtë, mund të shihni edhe listën e plotë të lojtarëve:
Steffen, Ederson, Carson; Walker, Dias, Stones, Zinchenko, Laporte, Mendy, Cancelo, Garcia; Gundogan, Rodri, De Bruyne, Bernardo, Fernandinho, Foden, Doyle; Sterling, Jesus, Aguero, Torres, Mahrez./Lajmi.net/