Man City po e demolon skuadrën e Rashicës

Kampioni Manchester City tani ka shënuar golin e katërt në sfidën ndaj Norwich, shkruan lajmi.net.

Sport

21/08/2021 17:38

Dy golat e parë u shënuan gjatë pjesës së parë nga një autogol i portierit Tim Krul, kurse tjetri i shënuar nga Jack Grealish.

Pjesa e dytë ka sjellur edhe dy gola të tjerë për “qytetarët”, fillimisht qendërmbrojtësi Aymeric Laporte realizoi golin e tretë pasi u gjend mjaft mirë pas një goditje nga korneri në minutën e 64-të, kurse Raheem Sterling ka shënuar golin e katërt në minutën e 71-të pas një asistimi nga Gabriel Jesus. /Lajmi.net