Man City nuk kursen asgjë, ja kë ka angazhuar avokat për të fituar betejën kundër UEFA-s
Manchester City ka filluar betejën kundër UEFA-s për suspendimin dy vjeçar nga garat evropiane.
Sport
Kampionët e Premierligës kanë angazhuar avokatin e njohur David Pannick, për të kërkuar rrëzimin e vendimit të UEFA-s, sipas The Mirror, përcjell lajmi.net.
David Pannick njihet si një nga avokatët më të mirë në Britani, dhe është zgjedhur për të udhëhequr betejën e Manchester Cityt kundër UEFA-së.
63 vjeçari kishte përfaqësuar dy herë Gina Miller kur sfidonte Boris Johnson dhe ish kryeministren Theresa May në çështjet që lidheshin me Brexit.
Sfida ndaj UEFA-s nuk do të jetë e lehtë për Manchester City, dhe për t’u përgatitur sa më mirë në këtë çështje, kampionëve të Premierligës shërbimet e Pannick do t’u kushtojnë 20 mijë funte në ditë./Lajmi.net/