Man City nis kontaktet direkte për Haaland, Guardiola e do me çdo kusht në ‘Etihad’

Manchester City është mësyer me të gjitha forcat drejt Erling Haaland.

Sport

14/04/2022 09:00

Sulmuesi norvegjez vazhdon të jetë dëshira kryesore e Manchester City për merkaton e verës.

Fabrizio Romano bën të ditur se ‘Citizens’ kanë nisur tashmë kontaktet direkte me yllin e Dortmund, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola thuhet se e dëshiron lojtarin në ‘Etihad’. ME ÇDO KUSHT!

Gara është akoma e hapur, me Real Madridin të përfshirë në garë.

Akoma nuk ka asnjë vendim nga Erling Haaland. Është në duart e Erling. /Lajmi.net/