Man City në bisedime me Roberton
Manchester City ka shprehur interesim për futbollistin e Barcelonës, Sergio Roberto.
Sport
City kanë filuar kontaktet me klubin ‘Blaugranë’ për mbrojtësin Roberto, raporton Diario Sport.
Menaxheri i ‘Citizens’, Pep Guardiola, e njeh mirë Roberton pasi kanë punuar së bashku, në kohën kur ai ishte trajner i Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Roberto po shqyrton mundësinë që të transferohet tek City, edhe pse dëshira e tij është të mbetet në “Camp Nou”.
29-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2010. /Lajmi.net/