Man City me ofertë të re për De Jong, ofron 20 milionë euro plus Sterling

Manchester City është duke planifikuar nënshkrimin me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sport

08/11/2021 11:03

Holandezi është pjesë titullarë te Barcelona, por nuk dihet nëse do vazhdojë të jetë me këtë pozitë edhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.

Sipas El Nacional, Barcelona nuk e mbyll mundësinë e shitjes së De Jong, me Man Cityn që është gati të ofrojë 20 milionë euro plus sulmuesin Raheem Sterling.

Barcelona ka nevojë për një sulmues të krahut dhe mundesia e nënshkrimit me anglezin, do të ishte shtesë për gjigantin katalunas.

Për momentin, Barcelona nuk planifikon shitjen e De Jong, derisa Xavi ta stërvit dhe ta sheh në aksion dhe në rast që trajneri jep ‘dritën e gjelbër’, atëherë holandezi do jetë pjesë e negociatave për nënshkrimin me Sterling.

De Jong këtë edicion ka zhvilluar 13 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me dy asistime./Lajmi.net/