Man City mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Wolves
Manchester City është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.
Sport
Përpos lojës së mirë që po zhvillon City, ata po kanë edhe fat në këtë ndeshje, kjo pasi ata janë në epërsi falë autogolit të Dendoncker, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë, u pa një dominim total i Citizens duke pasur posedim të topit mbi 70% por vetëm një gol i shënuar.
Ndërsa, në përfundimin e pjesës së parë një gol i shënuar nga Laporte, u anulua pasi ai ishte në pozitë të parregullt.
Ekipi i drejtuar nga Espirito Santo nuk ka arritur të krijojë asnjë rast në pjesën e parë.
Me këtë fitore, City do të arrinte në kuotën e 65 pikëve, ndërsa Wolves 34./Lajmi.net/
Goal – Own goal (DENDONCKER)
Assist – MAHREZMan City 1-0 Wolves (15 mins)#MCIWOL #ManCity #Wolves
MCIWOL pic.twitter.com/zO2UvXkHyD
— football goal & highlights (@liv_ld) March 2, 2021