Man City kthehet te fitorja, mposht Sheffield Utd

Manchester City është kthyer te fitorja pas barazimit befasues në fundjavë ndaj Crystal Palace.

Sport

21/01/2020 22:22

Qytetarët mposhtën në udhëtim me vështirësi Sheffield United 0:1

Golin e vetëm të ndeshje e realizoi Sergio Aguero (73’), pesë minuta pas inkuadrimit në fushë.

Vlen të përmendet edhe huqja e 11-metërshit nga Gabriel Jesus, duke e çuar në tre dështimin nga pika e bardhë në gjashtë goditjet e fundit.

Fitorja mban Cityn në pozitën e dytë me 51 pikë, kurse Sheffield në vendin e shtatë tubon 33 pikë. /Lajmi.net/