Man City konfirmon edhe dy raste pozitive ndaj COVID-19

Manchester City ka konfirmuar se Eric Garcia dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Sport

03/01/2021 14:35

Manchester City ka konfirmuar se Eric Garcia dhe një anëtar i stafit të klubit kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, transmeton lajmi.net

Deri tani të infektuar janë konfirmuar Ederson, Jesus, Walker, Cancelo dhe Doyle, tani listës i shtohet edhe Eric Garcia.

Lojtari është udhëzuar të ndjek rregullat anti-COVID-19 dhe të izolohet.

Siç bëhet e ditur, ndeshja ndaj Chelsea do të zhvillohet, deri në një njoftim tjetër./Lajmi.net/