Man City i sigurt, triumfon ndaj Newcastle
Manchester City ka triumfuar ndaj Newcastle United në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës.
Sport
‘Citizens’ e filluan ndeshjen mirë dhe nuk vonoi as goli i parë.
Fillimisht, ishte Ilkay Gundogan që i dha avantazhin ekipit të tij në minutën 14′ pas një asistimi nga Raheem Sterling.
Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 1 – 0 në favor të Manchester City.
Pjesa e dytë filloi, Newcastle dukeshin se dëshironin të krijonin diçka por, kjo nuk ndodhi.
Në minutën e 55′ ishte Ferran Torres i cili shuajti shpresat e Newcastle me golin e tij dhe dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 – 0 në favor të ‘Citizens’.
Tani, Manchester City gjendet në pozitën e pestë me 26 pikë gjithsej, ndërsa Newcastle në vendin e 12-të me 18 pikë total./Lajmi.net/
