Man City humb përsëri De Bruyne, tjetër lëndim për belgun

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, nuk ia doli që të mbyllte gjithë ndeshjen kundër Tottenham Hotspur. Reprezentuesi i Belgjikës pësoi një lëndim paka para përfundimit të pjesës së parë, kur po luhej minuta e 38-të e ndeshjes. De Bruyne u lëndua pa asnjë kontakt me kundërshtarin, kur provoi një goditje të fuqishme nga…

Sport

20/04/2019 16:27

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, nuk ia doli që të mbyllte gjithë ndeshjen kundër Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi i Belgjikës pësoi një lëndim paka para përfundimit të pjesës së parë, kur po luhej minuta e 38-të e ndeshjes.

De Bruyne u lëndua pa asnjë kontakt me kundërshtarin, kur provoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së kundërshtarit, për ta pasur të pamundur vazhdimin e takimit, përcjell lajmi.net.

Mesfushori i ‘Citizens’ u zëvendësua menjëherë nga braziliani Fernandinho, për të mos u rrezikuar aspak nga Guardiola.

Sezonin e kaluar, De Bruyne ishte lojtari më i mirë në Angli, por këtë edicion ai ka qenë i gatshëm të kompletojë 90 minuta për vetëm 5 ndeshje.

Belgu arriti të luaj komplet ndeshjen në dy takimet e fundit të Man City (kundër Crystal Palace dhe Tottenham), duke regjistruar pesë asistime në këto dy ndeshje.

Lojtari me shumë gjasë nuk do të kthehet këtë sezon për ‘Citizens’, për katër ndeshjet e fundit që ata i luajnë kundër Man Utd, Burnley, Leicester dhe Brighton, para finales së Kupës FA kundër Watford.

Sezonin e kaluar kur nuk vuante nga dëmtimet, De Bruyne kishte regjistruar 37 paraqitje, në të cilat kishte shënuar tetë gola dhe kishte shtuar 17 asistime, në një kampanjë ku skuadra e tij doli fituese. /Lajmi.net/