Man City gjen pasuesin e Fernandinhos
Manchester City kanë filluar të mendojnë për lëvizjet e mundshme gjatë merkatos së janarit, apo edhe të verës.
Sport
“Qytetarët” e kanë bërë përparësinë e tyre nënshkrimin e mesfushorit të West Ham, Declan Rice – sipas The Athletic.
Kampionët e Premier Ligës e shohin anglezin si zëvendësues afatgjatë të Fernandinhos, i cili po i afrohet fazave të fundit të karrierës së tij në moshën 36-vjeçare.
City nuk është klubi i vetëm në garë për Rice, pasi që Chelsea dhe Manchester United kanë qenë të dy të lidhur fort me 22-vjeçarin muajt e fundit. /Lajmi.net