Man City gati të nis edhe një ofertë për Koulibaly

Kalidou Koulibaly duket se nuk mund t’i shpëtojë Manchester Cityt.

Sport

17/08/2020 19:18

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Lojtari vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Manchester City, me këta të fundit që janë gati  të rrisin ofertën e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Manchester City po përgatit një ofertë të re – të fundit, transmeton lajmi.net.

Oferta që së fundmi është refuzuar nga Napoli thuhet të ishte 66 milionë euro.

Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Manchester City për kartonin e senegalezit. /Lajmi.net/