Man City gati 150 milionë euro, Tottenham nuk do ta shesë Kane

Manchester City ka përgatitur ofertën e re për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Sport

18/08/2021 13:58

Kampioni i Anglisë me çdo kusht e do Kane, andaj edhe kanë përgatitur ofertë prej 150 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kjo ofertë mesa duket nuk do pranohet, ngase pozita e Tottenahm nuk ka ndryshuar.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano bën të ditur se Spurs mbesin të vendimit që do ta mbajnë anglezin.

Edhe Kane është i hapur për kalimin te City, derisa vazhdon normalisht me stërvitjet te Tottenham./Lajmi.net/