Man City fillon betejën me UEFA-n nga dita e nesërme

Manchester City fillon betejën më të madhe të sezonit të tyre këtë javë - një që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit dhe yjeve të saj.

Sport

07/06/2020 16:39

Kampionët e Premierligës fillojnë ditën e hënë betejën e tyre ligjore monumentale me UEFA-në në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin (CAS) për ndalimin e tyre dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Nëse City dështon në apelin e tyre, i cili pritet të dëgjohet gjatë tre ditëve përmes një video-konference, ata përballen me humbjen e qindra miliona paundve, si dhe lojtarëve kryesorë si Kevin De Bruyne, përcjell lajmi.net.

City dhe UEFA i kanë mbajtur sekret detajet e seancës.

Seanca dëgjimore do mbahet në një vend të fshehtë, me një video-konferencë që sjell avokatët në Zvicër dhe Angli, ndërsa CAS tha të premten se të dy palët kishin kërkuar konfidencialitet për rastin.

Edhe identiteti i tre gjyqtarëve – një i zgjedhur nga City, një nga Uefa dhe një nga CAS – janë mbrojtur. /Lajmi.net/