Man City e ‘prek me një dorë’ finalen, Mahrez i jep epërsinë

Manchester City është duke fituar 1-0 ndaj PSG-së në kuadër të ndeshjes së dytë gjysëmfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/05/2021 21:15

Riyad Mahrez ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes duke shënuar gol në minutën e 11-të, raporton lajmi.net.

Ky gol erdhi menjëherë pasi u anulua një penallti e akorduar për PSG-në dhe tani rezultat i përgjithshëm është 3-1 në të mirë të ‘Qytetarëve’.

Më poshtë mund të shikoni golin e shënuar nga algjeriani./Lajmi.net/