Man City e do Moriban si futbollistë të lirë vitin e ardhshëm
Gjiganti anglez është futur në garë për shërbimet e Ilaix Moriba.
Sport
Moriba është përfolur shumë ditëve të fundit, pasi po refuzon të rinovojë kontratën me Barcelonën, transmeton lajmi.net.
Thuhet se futbollisti është duke kërkuar pagë më të lartë se sa i është ofruar nga ekipi spanjoll, dhe duket i interesuar të largohet.
Në anën tjetër edhe ‘Blaugranët’ nuk dëshirojnë ta mbajnë në ekip, dhe janë shumë të nervozuar me të.
Sipas ‘Mundo Deportivo’ shumë ekipe angleze janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Megjithatë favoriti për të nënshkruar me të duket se është Man City, të cilët e dëshirojnë 18-vjeçarin vitin e ardhshëm kur ti ketë skaduar kontrata me gjigantin spanjoll.
Barca i ka bërë të qartë futbollistit se nëse nuk rinovon atëherë do të mbetet në bankën rezervë gjatë tërë edicionin 21/22. /Lajmi.net/
? [MD – @criscubero] | City want Ilaix Moriba for free pic.twitter.com/VtvGILz86P
— BarçaTimes (@BarcaTimes) August 21, 2021