Maluma kapet mat në momente intime me të dashurën e re 

Maluma është fotografuar me të dashurën e re.

ShowBiz

12/08/2020 16:17

Këngëtari Maluma është një prej emrave shumë të dashur për publikun, sidomos femrat, shkruan lajmi.net.

Në koncertet që mbante ai, vajzat bënin shumë zhurmë madje ka pasur edhe prej atyre që kanë hequr të brendshmet dhe i kanë hedhur drejt tij.

Mirëpo Maluma tani e ka gjetur dashurinë dhe së fundmi u kap mat në disa momente intime me të.

Nuk dihet ende se kush është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit. Ata ishin duke shijuar një drekë në Nju Jork, kur janë fotografuar. Në foto çifti shihet duke shkëmbyer puthje, ndërsa këngëtari i përkëdhelte fytyrën./Lajmi.net/