Mallkim apo rastësi – Reali nuk di për fitore ndaj Tuchel në gjashtë ndeshjet e fundit
Real Madridi ka dështuar të fitojë në të gjitha ndeshjet kur janë përballur me Thomas Tuchel.
Sport
Madrilienët kanë gjashtë ndeshje kundër strategut gjerman, prej të cilave kanë arritur katër barazime dhe dy humbje.
Ndeshja e fundit kur “Los Blancos” u përballën me një skuadër të drejtuar nga Tuchel ishte sezoni i kaluar në Champions League, ku u eliminuan, 2-0, nga Chelsea.
Lajmi.net më poshtë jua përcjell rezultatet e ndeshjeve të Real Madridit kundër skuadrave të Tuchel
DORTMUND 2-2 Real Madrid
Real Madrid 2-2 DORTMUND
PARIS S-G 3-0 Real Madrid
Real Madrid 2-2 PARIS S-G
Real Madrid 1-1 CHELSEA
CHELSEA 2-0 Real Madrid
Mbetet të shihet nëse sonte djemtë e Ancelottit do ta “thyejnë” këtë ecuri aspak të mirë ndaj 48-vjeçarit. /Lajmi.net/