Malisheva triumfon kundër Gjilanit
Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës. Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net. Drilon Hazrollaj ishte vendimtar për Malishevën me golin e shënuar tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Malisheva me këtë…

Sport
Malisheva ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit triumfuan 1:0 kundër Gjilanit, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan lajmi.net.
Drilon Hazrollaj ishte vendimtar për Malishevën me golin e shënuar tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Malisheva me këtë fitore ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në renditjen tabelore.
Gjilani mbetet me 14 pikë dhe zë vendin e shtatë./Lajmi.net/