Malisheva merr tre pikë të rëndësishme ndaj Drenicës, Drita ndan pikët me Dukagjinin

Përfundojnë dy takime të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Sport

13/03/2022 14:56

Ndeshje shumë interesante në Skenderaj, në përballjen Drenica – Malisheva.

Ishte një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet. Pas rastit të parë drejt portierit Smakiqi, Malisheva kaloi në epërsi me anë të Agron Bruqi (18`).

Katër minuta pas golit të epërsisë, shënon Genc Hamiti, pas asistimit të Baton Zabërgja, për të barazuar rezultatin, shkruan lajmi.net.

Minutat shtesë të pjesës së parë Malisheva kalon përsëri në epërsi, këtë herë me anë të super golit nga distanca të Hasan Hysenit.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Malishevës 1:2.

Pjesën e dytë më mirë e filluan Drenica, në minutën e 53` barazoi Armend Abazi.

Për herë të tretë në këtë takim e kaloi në epërsi Malishevën, Xhaka në minutën e 72` të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Malisheva ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica në të shtatën, por me pikë të njëjta gjithsej 32.

Drita ndan pikët me Dukagjinin. ‘Gjilanasit” kishin rastet e tyre por që Dukagjini nuk i lejoi të realizojnë.

Eki nga Gjilani humbi dy pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Dukagjini merr një pikë me vlerë të madhe në luftën për mbijetesë.

Pas këtij barazimi Drita qëndron në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e tetë me 26 pikë./Lajmi.net/