Malisheva gjobitet me 1 mijë euro për akuzat ndaj gjyqtarëve
Malisheva është dënuar me 1 mijë euro gjobë për akuzat në drejtim të gjyqtarit Mervan Bejtullahu dhe atyre në dhomën e VAR-it për ndeshjen kundër Dukagjinit. Vendimin e ka marrë Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit, Malisheva akuzoi referin Bejtuallhu dhe gjyqtarët tjerë në VAR se janë koordinuar dhe…
Sport
Malisheva është dënuar me 1 mijë euro gjobë për akuzat në drejtim të gjyqtarit Mervan Bejtullahu dhe atyre në dhomën e VAR-it për ndeshjen kundër Dukagjinit.
Vendimin e ka marrë Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, Malisheva akuzoi referin Bejtuallhu dhe gjyqtarët tjerë në VAR se janë koordinuar dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes në dëm të tyre.
“FC ”Malisheva”. Akuzon referin kryesor të ndeshjes Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”). Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së./Lajmi.net/