OEK-u shpërblen tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit më të mirë të vitit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019.

Lajme

18/12/2019 09:12

Përveç bizneseve të ftuar në këtë ceremoni ishte edhe Presidentin i vendit Hashim Thaçi.

Thaçi ka përgëzuar sipërmarrësit për të arriturat e sivjetmeve.

“Të nderuar përfaqësues, dëshiroj që në këtë fundvit t’ju përgëzoj për të arriturat tuaja ju uroj që edhe në vitin e ardhshëm të keni të njëjtin sukses. Suksesi juaj është suksesi i Kosovës, ju kultivon dhe forconi shtetin tonë”, tha Thaçi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në hapje të kësaj mbrëmje tha se institucioni që ai udhëheq po rritet nga viti në vit.

“Jam shumë i lumtur sonte në këtë moment. Familja jonë e madhe po rritet nga viti në vit dhe sonte po e shoh më shumë rritje se vitin e kaluar dhe një performancë e jashtëzakonshme e bizneseve. Ne si OEK e shohim si shtëpi të ndërtuar me themele, të ndërtuar nga ata që paguajnë taksa, krijojnë vende pune, investojnë dhe eksportojnë. Sonte në këtë sallë është më shumë se 90 për qind e buxhetit të shtetit, mbi 30 për qind e GDP-së sëvendit”, tha ai, raporton EO.

Tatimpaguesi i vitit 2019 është shpallur Devolli Corporation.

U shpërblyen edhe :

Banka Kombëtare Tregtare

Kompania Buqaj

Kompania Elkos

Kompania Hib Petrol

Keds Kesco

Kompania e sigurimeve Iliria

Korparata Energjetike e Kosovës (KEK)

Model Sllovenia

Neptun Kosova

Nlb Banka

Pro credit Banka

Reiffeisen Bank Kosova

Banka TEB

Sigal Group Austria

Telekomi i Kosovës

Viva Fresh

Eksportuesi i vitit 2019 është shpallë Trepça.

Sa i përket punëdhënësit në Kosovë për vitin 2019 është shpallur Abi Center nga Prizreni, pasuar nga American Hospital Kosova dhe Bavaria.