Mali i Zi nuk shqetësohet nga embargoja ruse, do të humbë 56.000 euro
Embargoja e Rusisë për importin e produkteve nga Mali i Zi do t’i dëmtojë prodhuesit malazezë për gjithsej 56.000 euro, njoftoi Ministria e Bujqësisë në Podgoricë.

Lajme
“Kjo nuk është shumë që duhet t’i brengosë bujqit dhe shtetin e Malit të Zi”, tha në një prononcim për Televizionin shtetëror malazias ministri i Bujqësisë Predrag Ivanoviq.
Ai precizoi se ndalesa e importit në pjesën më të madhe ka të bëjë me kërpudhat, të ilat kapin 2 për qind të eksportit të përgjithshëm në Rusi.
Këto ditë kryeministri rus Dmitrij Medvdec dekretoi embargo për import të produkteve nga Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshtajni, si shtete jashtë BE-së që kanë përkrahur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.