Maldini: Milani është shkatërruar

Nëse ekziston një personazh i rezervuar në botën e futbollit, ai është Paolo Maldini. Në ditën e lamtumirës së tij nga futbolli, në pranverën e vitit 2009, tifozët e Milanit u pikëlluan jashtëzakonisht shumë për shuarjen e një legjende, i cili i dha fund karrierës së të tij të l;lavdishme. Mirëpo, personi që rrallë herë…

Sport

18/03/2014 07:41

Nëse ekziston një personazh i rezervuar në botën e futbollit, ai është Paolo Maldini.

Në ditën e lamtumirës së tij nga futbolli, në pranverën e vitit 2009, tifozët e Milanit u pikëlluan jashtëzakonisht shumë për shuarjen e një legjende, i cili i dha fund karrierës së të tij të l;lavdishme.

Mirëpo, personi që rrallë herë flet publikisht, e bëri këtë tani, tani kur Rossonerët janë në krizë të rëndë në një stinor të errët.

“Brenda meje ndjej hidhërim dhe dëshpërim. Ndihem keq kur shoh se është shkatërruar ajo që kam ndërtuar me punë për dhjetë vjet”, deklaroi Maldini gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

“Galliani më telefonon shpeshherë, Barbara më ka kontaktuar por … Nuk ekziston një projekt dhe Seedorf, kështu, rrezikon të përfundojë si fajtor”.

Fjalë të rënda, por me kuptim nga Maldini, i cili është legjende e klubit dhe simbol i skuadrës që shkëlqeu në Serie A por edhe garat ndërkombëtare.