Malala ju lë pa frymë

Pakistanezja 16 vjeçare mund të bëhet laureatja më e re për Çmimin Nobel për Paqe. Por, si do të reagonte ajo nëse do të përballej me vrasësin taliban? Shikojeni përgjigjen e saj mbresëlënëse.

Lajme

10/10/2013 15:21

\"malaladailyshow-2\"Malala Yousafzai, 16 vjeçarja nga Pakistani, e cila avokon të drejtat e femrave dhe qasjen e tyre në edukim, ishte e pranishme në Daily Show mbrëmë, përpara shpalljes së Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2013, i cili do ndahet të premten.

Ajo ka një kritikë mjaft të hapur për taktikat e talibanëve në vendlindjen e saj, në Luginën Swat, dhe duke ardhur kjo nga një vajzë kaq e re, Malala ishte objekti i një vrasjeje në tentativë nga talibanët, sepse ajo nuk kishte frikë që të flasë hapur.

Pastaj, kur ajo ishte 14 vjeçare, një luftëtar taliban hipi në autobusin ku ndodhej ajo, ia vuri pistoletën në kokë, dhe tërhoqi këmbëzën. Por, ajo mbijetoi, u shërua plotësisht në Angli dhe tani është shndërruar në një figurë transformuese për të drejtat e njeriut.

Tani ajo është gati për t’u bërë laureatja më e re ndonjëherë e Çmimit Nobel për Paqe.

Në momentin më kulmor të intervistës, Stewaty e pyeti atë se si kishe reaguar ajo kur mësoi se talibanët e donin atë të vdekur. Përgjigja e saj ishte absolutisht mbresëlënëse:

“Fillova të mendoj për këtë gjë, se si një taliban do të vinte dhe thjesht do më vriste. Por, pastaj thashë: ‘Nëse ai vjen, çka do të bësh ti Malala?’ Dhe, iu përgjigja vetes: ‘Malala, thjesht merr këpucën dhe godite atë’. Por, pastaj thashë: ‘Nëse godet një Taliban me këpucën tënde, nuk do të ketë ndryshim mes teje dhe një talibani. Ju nuk mund të trajtoni njerëzit me mizori dhe ashpërsi, ju duhet luftoni me të tjerët por përmes paqes, përmes dialogut, përmes edukimit.’ Pastaj, thashë se do t’i tregoj atij se sa i rëndësishëm është edukimi dhe gjithashtu dua që fëmijët tuaj të edukohen’.  Dhe do t’i them atij: ‘Kjo është e gjitha çfarë kisha për të të treguar, tash ti mund të bësh çfarë të duash’.