Makarona në furrë me gjel deti
Mishi i gjelit të detit kombinohet shumë mirë me orizin ose makaronat.
Lifestyle
Për tifozët e makaronave, AgroWeb.org sjell një recetë shumë interesante, të cilën mund ta shfrytëzoni në ditët e para të vitit të ri kur ju mungon dëshira dhe ngazëllimi për t’ju kthyer banakut të gatimit, shkruan “AgroWeb”.
Bëhët fjalë për kombinimin e makaronave me mishin e gjelit të detit, djathin kaçkavall dhe erëzave të ndryshme, transmeton lajmi.net.
Makarona të Furrës Me Mishin e Gjelit të Detit
Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten:
200 gramë makarona (forma sipas preferencës)
3 lugë gjelle gjalpë
Treçerek filxhan çaji qepë të grira hollë
Treçerek filxhan çaji selino të grirë hollë,
1 filxhan çaji me sallam të prerë në kubikë
3 lugë gjelle miell
2 gota e gjysmë qumësht
Gjysëm luge çaji trumzë të thatë,
1 lugë çaji kripë
Një majë luge çaji piper të zi
2 filxhanë çaji djathë kaçkavall
2 filxhan çaji mish i gjelit të detit.
Opsionale:
Karrota dhe bizele të ngrira
Përgatitja:
Ziejini makaronat në tenxhere, kullojini dhe lërini mënjanë.
Merrni një tavë qelqi dhe lyejeni me pak gjalpë.
Kaurdisni qepën dhe selinonë në një tenxhere të thellë, shtoni copat e sallamit dhe miellin.
Përziejini deri sa të kombinohen mirë me njëri tjetrin.
Shtoni qumështin, makaronat, mishin e gjelit të detit dhe perimet e ngrira nëse keni vendosur të përfshini edhe ato në gatim.
Më pas, të gjithë përmbajtjen e tenxheres hidheni në tavë.
Në një tigan kaurdisni thërrimet e bukës me një lugë gjelle gjalpë të shkrirë dhe bashkë me djathin e grirë kaçkavall hidheni në sipërfaqe të tavës.
Lërini makaronat të piqen për 25-30 minuta deri sa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me sallata të ndryshme: barishtesh, perimesh të skarës, turshi, supa perimesh ose domatesh. /Lajmi.net/