Majmuni realizon ‘selfie’ me një grup turistësh, ua vendos gishtin e mesëm në foto

Një familje memorizoi momentin jetësor gjersa ishte në pushime, kur një majmun mori kamerën e tyre dhe realizoi një 'selfie'.

Fun

13/06/2019 11:13

Familja nga Queensland-i i Australisë ishte në një festë përrallore në Bali të Indonezisë. Ata vendosën të bënin një udhëtim ditor në pyllin e famshëm të Ubud Monkey.

Judy, 37 vjeç, Simon, 36 vjeç dhe tre fëmijët Elijah, 13 vjeç, Jimmy, 11 dhe Kayleigh, 8 vjeç, vizituan pyllin e shenjtë, ku banojnë qindra majmunë.

Ata kërkuan një cicëron vendas për të realizuar fotografi të aktiviteteve të tyre gjatë ditës.

Por, familja në fjalë hasi në shok kur pa majmunin duke realizuar ‘selfie’ dhe duke vendosur gishtin e mesëm në kamerë.

Fotografia e rrallë u kap përgjatë pushimeve të familjes në Bali më dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa është shpërndarë online për herë të parë këtë javë. /Lajmi.net/