Majlinda Kelmendi: Isha e detyruar të tërhiqem, mjekët më kanë thënë që mund të paralizohesha

Majlinda e arta e Kosovës së fundmi ka folur në lidhje me karrierën e saj. Majlinda Kelmendi padyshim që cilësohet si një ndër sportistet që ka bërë krenar popullin jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë. Sukseset e saj në arenën ndërkombëtare kanë bërë që shteti i Kosovës të dëgjohet në mbarë botën. Fituesja…

Sport

09/01/2023 12:22

Majlinda e arta e Kosovës së fundmi ka folur në lidhje me karrierën e saj.

Majlinda Kelmendi padyshim që cilësohet si një ndër sportistet që ka bërë krenar popullin jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë.

Sukseset e saj në arenën ndërkombëtare kanë bërë që shteti i Kosovës të dëgjohet në mbarë botën.

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, rrëfeu edhe arsyen e tërheqjes nga sporti i saj i dashur, xhudoja.

Majlinda tregoi se asaj i ishte rekomanduar nga mjekët që ta bënte një gjë të tillë.

“Unë jam 31 vjeçe dhe sot për sot është goxha herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar. Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh”, – tha ajo për ‘ABC News’.

Majlinda Kelmendi tani po e vazhdon karrierën e saj si trajnere ku po ushtron së bashku edhe xhudistët e rinj si: Laura Fazliu, Loriana Kuka e disa të tjerë.

Kujtojmë që ‘Vajza e artë’ njoftoi pensionimin në vitin 2021./Lajmi.net/