Majk fotografohet përkrah Milot Rashicës, vesh këtë fanellë

Majk ka publikuar një fotografi të re përkrah futbollistit Milot Rashica.

ShowBiz

31/12/2018 08:58

Majk dhe Milot Rashica në këtë fotografi shfaqen të buzëqeshur, ndërsa reperi kishte veshur një fanellë, shkruan lajmi.net.

Fanella e reperit mbante emrin e tij dhe ishte e ekipit të Prishtinës në “Futsall”, një fotografi të saj e ndau me ndjekësit para se të publikonte fotografinë me Rashicën.

Kujtojmë që Majk po e përmbyll një vit të suksesshëm në muzikë, projekti i tij i fundit është “Thirri dajt”, në duet me Onatin. /Lajmi.net/