Majk dhe Ghetto Geasy pozojnë përkrah divës shqiptare
Adelina Ismaili, është njëra nga artistet më të suksesshme dhe më të pëlqyera shqiptare.
ShowBiz
Ajo tashmë ka bërë rikthimin e saj në muzikë me projekte të reja e po ashtu ka nis edhe koncertet, shkruan lajmi.net
Mbrëmë Ismaili ishte e pranishme në një koncert në Zvicër ku performoi bashkë me dy anëtarët e labelit “BabaStars”, Ghetto Geasy dhe Majk.
“Disa gjëra kurrë nuk ndryshojnë..sikur shokët e vërtetë”, shkruan ajo.
“T’IQJA”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga ajo e cila njëkohësisht po kujdeset edhe për djalin e vetëm, Uliksin.
Adelina vazhdon të jetë diva seksi e estradës sonë ku tashmë e ka dëshmuar me karrierën e bujshme profesionale. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BqChcFQBr_0/