Maignan nuk dorëzohet, synon të rikthehet për Kampionatin Botëror

Portieri i Milanit, Mike Maignan dëshiron të jetë me Francën në Kupën e Botës. Raportet nga Franca pretendojnë se Maignan, po punon dëshpërimisht për t’u përgatitur mjaftueshëm për Kupën e Botës, pavarësisht lëndimit të tij të fundit, përcjell lajmi.net. 27-vjeçari pësoi një dëmtim në viç gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe ka mbetur jashtë fushës…

Sport

24/10/2022 14:28

Portieri i Milanit, Mike Maignan dëshiron të jetë me Francën në Kupën e Botës.

Raportet nga Franca pretendojnë se Maignan, po punon dëshpërimisht për t’u përgatitur mjaftueshëm për Kupën e Botës, pavarësisht lëndimit të tij të fundit, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari pësoi një dëmtim në viç gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe ka mbetur jashtë fushës për gjashtë ndeshjet e fundit të ‘kuqezinjve’ në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Stefano Pioli së fundmi sugjeroi që Maignan do të ishte jashtë deri në vitin 2023, por portieri me sa duket ka ide të ndryshme.

Siç raportohet nga ‘L’Equipe’, Maignan po refuzon të heqë dorë nga Botëori dhe është i dëshpëruar t’i bashkohet skuadrës së Francës së Didier Deschamps për Kupën e ardhshme të Botës në Katar.

Ai ka vendosur t’i nënshtrohet trajtimit nën stafin mjekësor të ekipit kombëtar dhe pritet të mbërrijë në Clairefontaine në fazat e para të kësaj jave.

Që nga lëndimi i tij, Milani është detyruar të mbështetet te 36-vjeçari rezervë Ciprian Tatarusanu, i cili po bën një punë të mirë, por është dukshëm shumë më pak me ndikim se homologu i tij francez.

Kujtojmë që Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./Lajmi.net/