Mahrez zbulon aksidentalisht se cili lojtar do të largohet nga Man City
Riyad Mahrez aksidentalisht ka zbuluar se Fernandinho do të largohet nga Manchester City gjatë verës.
Sport
Fernandinho, 34 vjeçar, aktualisht në sezonin e tij të gjashtë në Etihad, është një nga lojtarët më të dekoruar në histori të Manchester City.
Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit, dhe nuk ka pasur diskutime zyrtare për ta vazhduar atë.
Lojtari i vetëm që ka konfirmuar largimin nga Manchester City është David Silva.
Mahrez, derisa mori pjesë në një kuiz në Sky Sport, u pyet se cili nga bashkëlojtarët ka konfirmuar largimin në fund të sezonit.
Algjeriani zbuloi emrin e Fernandinhos, i cili duket se ka vendosur t’i ndajë rrugët me Cityn./Lajmi.net/
