Mahrez pas arritjes në finale: Më në fund

Riyad Mahrez ishte protagonisti kryesor në kualifikimin historik të Manchester Cityt në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/05/2021 23:19

Man City arritën kualifikimin tutje pas golave të shënuar nga algjeriani, i cili në të dy takimet realizojë 3 gola, raporton lajmi.net.

Pas ndeshjes, ai ka reaguar duke thënë: “Më në fund kemi arritur këtë kualifikim. Jemi rrugës për finale, pjesa më e rëndësishme është tani”, ka thënë ai.

‘Qytetarët’ do të luajnë në finale me fituesin e takimit Chelsea – Real Madrid, më 29 maj në Stamboll të Turqisë./Lajmi.net/